Javë më parë është bërë e ditur se seriali Keeping Up With The Kardashians nuk do të transmetohet më.
Andaj, anëtarët e po të njëjtës familja kanë pasu përgatitjet për xhirimet e fundit, duke i thënë ‘lamtumirë’ serialit.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Kylie ka ndarë disa imazhe, ku shihej e veshur me plot stil, duke bërë të ditur për ditën e fundit të xhirimeve.
Bukuroshja në fokus ka vënë tiparet trupore, për të cilat komentohet në masë të madhe nga ndjekësit.
Ngjyra e bardhë dominonte më shumë kësaj radhe, derisa për të perfeksionuar edhe më shumë dukjen, ajo ka bërë flokët e kuqe gërsheta.
“Dita e fundit e xhirimeve”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Përndryshe, KUWTK është shfaqje e realizuar që nga viti 2007, që paraqiste realitetin e familjes Kardashian-Jenner. /Telegrafi/