Kylie Jenner u emocionua shumë në “The Kardashians” kur foli për sasinë e komenteve të neveritshme që ajo ka marrë për pamjen e saj në internet.
Jenner ka qenë në qendër të vëmendjes që kur ishte 10 vjeçe, kur debutoi për herë të parë shfaqja kryesore e familjes së saj, “Keeping Up With The Kardashians”.
Dhe që atëherë, pamja e saj ka qenë një temë e nxehtë, me shumë spekulime nëse ajo ka pasur ndonjë operacion, për të cilin ajo pranoi se kishte ‘mbushje të përkohshme të buzëve’, por ka mohuar të ketë pasur një operacion në ‘të gjithë fytyrën’.
Duke folur me motrën Kendall Jenner, manjatja i bukurisë tha: “Është si një mrekulli që kam ende besim dhe mund të shikohem në pasqyrë dhe të mendoj se jam e bukur”.
Jenner foli për komentet lënduese nga komentuesit që thanë se ajo kishte përtërirë fytyrën e saj.
“Dëgjoj gjëra të këqija për veten time gjatë gjithë kohës”, tha ajo në rrëfimin e saj, duke shtuar se thjesht bëhet rraskapitëse.
Ajo iu referua një fotografie të veçantë të paraqitjes së saj nga Java e Modës në Paris, ku kishte një pamje më natyrale, megjithatë, kjo nuk i pengoi komentet negative. /Telegrafi/