Kylie Jenner është ndër personazhet me famë ndërkombëtare më të dashura ndonjëherë.
Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë që miliona ndjekës të marrin për shembull stilin e jetesës së saj, shkruan Daily Mail.
Ditë më parë bukuroshja brune kishte festuar ditëlindjen e 23-të, ku pas saj filloi pushimet në vende luksoze.
Në disa postime në rrjetin social Instagram, Kylie si përherë ka marrë vëmendjen e fansave, përmes linjave trupore.
Ajo u shfaq me një veshje tejet të ngushtë, ku gjatë pozave nga mbrapa, asaj iu theksuan të pasmet e formësuara.
Gjithë kësaj dukje të mrekullueshme, ajo ka vendosur t’i shtojë një makijazh të rëndë, teksa flokët i mbante të lidhura pas kokës.
E njohur për përdorimin e aksesorëve të shumta, kësaj radhe tek ajo kishin qenë të pranishëm vathë prej ari dhe një orë që shkëlqente.
Para këtyre imazheve të fundit, ajo kishte ndarë të tjera e veshur me bikini, ku siguroi që të dukej tërheqesë. /Telegrafi/