Ajo është duke u bërë shumë emocionale për shkak të vajzës Stormi, e cila sipas saj po rritet shumë shpejt.
Por, Kylie Jenner së fundmi të gjithë energjinë ka filluar ta shkarkojë në ushtrimet e ndryshme në palestër, shkruan Daily Mail.
23-vjeçarja në një postim në rrjetin social Instagram, ka lënë ‘gojëhapur’ miliona ndjekësit e saj me pozat e marra.
Bukuroshja brune është parë të shfaq linjat e bujshme trupore, ndërsa pozonte para një pasqyre.
Kylie ishte e veshur në mënyrë sportive, por bluza e shkurtër i vinte në pah edhe më shumë barkun e sheshtë.
“Duke ushtruar”, ka shkruar ajo në mbishkrim, teksa mbrapa shihej dhoma e saj luksoze.
Përndryshe ajo njihet për tiparet trupore dhe për bukurinë, ku edhe shpesh aludohet për ndërhyrje kirurgjike. /Telegrafi/