Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen me një fustan latex ultra të ngushtë nga koleksioni i saj “Khy x POSTER GIRL”, duke ndarë disa imazhe mahnitëse në Instagram.
Manjatja 27-vjeçare u shpreh se ka rënë në dashuri me këto modele, duke i cilësuar si elegante dhe joshëse.
Ndërkohë, marrëdhënia e saj me Timothee Chalamet u vu në qendër të vëmendjes pas paraqitjes së tyre në turneun e tenisit BNP Paribas Open, shkuan DailyMail.
Gjatë ndeshjes, fansat vunë re se aktori dukej i përqendruar në lojë dhe nuk i kthente vëmendjen Kylie-t, edhe kur ajo e puthi dhe i kërkoi kontakt me sy.
Kjo ndërveprim mes çiftit ndezi debatet në rrjetet sociale, me disa që e panë si një moment të sikletshëm dhe të tjerë që e justifikuan si një moment i fokusuar në sport.
Pavarësisht thashethemeve, Kylie dhe Timothée vazhdojnë të shfaqen së bashku, duke hedhur poshtë spekulimet mbi marrëdhënien e tyre.
Vetëm koha do të tregojë nëse ky çift do të zgjasë apo jo.
Për momentin, ata duken të vendosur të mos i kushtojnë rëndësi thashethemeve dhe të vazhdojnë përpara. /Telegrafi/