Kylie Jenner po tregon barkun e saj me shumë stil!
24 vjeçarja, zbuloi barkun e saj në rritje dje (e enjte) kur doli për Javën e Modës në New York e veshur me një kostum të tejdukshëm me dantella.
Me flokët e kapura lart, Jenner e shoqëroi pamjen me një pallto të madhe të zezë dhe taka të kombinueshme.
Veshja e Jenner kujtonte një kombinim të ngjashëm me dantella të tejdukshme që motra Kim Kardashian West veshi kur ishte shtatzënë me djalin Saint, tani 5 vjeç, në vitin 2015 në Los Angeles.
Veshja monokromatike e themelueses së Kylie Cosmetics ishte një largim i plotë nga kombinimi shumëngjyrësh që ajo kishte gjatë një vizite në Galerinë Revolve në fillim të asaj dite.
Ndryshe, të martën, Jenner konfirmoi se ajo dhe Travis Scott janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku. Çifti kohët e fundit u bashkuan përsëri pasi u ndanë në tetor të vitit 2019. /Telegrafi/