Telegrafi

Kylie Jenner shet rreth 600 milionë dollarë aksione në kompaninë e saj të kozmetikës

Kylie Jenner do të shesë pjesën më të madhe të kompanisë së saj të kozmetikës për 600 milionë dollarë apo (541 milionë euro).

Marka e 22-vjeçares, përfshirë Kylie Cosmetics dhe Kylie Skin, tanimë do të kontrollohet nga gjigandi i bukurisë ‘Coty’, gjersa thotë se po ndërton markën në një “central elektrik ndërkombëtar të bukurisë”.

Më parë, Forbes raportoi se ajo bëri 360 milionë dollarë shitje në vitin 2018, duke e bërë atë miliarderen më të re në botë.

Kylie Jenner (Foto: Getty Images/Guliver)

Kryetari i bordit të ‘Coty’ e quajti Kylie-n një “ikonë të ditëve moderne, me një sens të jashtëzakonshëm si konsumatore e bukurisë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kylie Jenner

Ndikimi i saj në internet është aq i fuqishëm sa që ajo zvogëloi vlerën e tregut të aksioneve ‘Snapchat’ me një miliard funta, kur ajo potencoi se nuk e përdor më aplikacionin.

Kylie Cosmetics (Foto: David Dee Delgado/Getty Images/Guliver)

Ylli televiziv e lansoi markën e saj në vitin 2015 me një linjë buzësh, dhe që prej asaj kohe është degëzuar në grim dhe lëkurën e fytyrës.

Edhe pse është më e reja, Jenner është fituesja më e madhe në familjen Kardashian.

Ajo u përball me reagime të ndryshme pasi u emërua një miliardere “e bërë vetë”, por mbrojti veten duke thënë se asnjë prej të ardhurave të saj nuk ka ardhur nga trashëgimia.

Kylie Jenner (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images for The Recording Academy/Guliver)

E njëjta ka më shumë se 151 milionë ndjekës në llogarinë e saj personale në Instagram, si dhe 22 milionë në llogarinë e saj të kozmetikës Kylie.

Coty, e cila zotëron marka si Burberry dhe Hugo Boss, do të ketë një 51% të aksioneve në kompani. Ajo tha që marrëveshja do të përfundojë në vitin 2020. /Telegrafi/