Site icon Telegrafi

Kylie Jenner rrëmben vëmendje me dukjen atraktive, ndërsa pozon krah vajzës Storm për ditëlindjen e 23-të

Pas një sërë postimesh nga familja dhe miqtë, Kylie Jenner, publikoi imazhe të reja të vetes në kremtimin e ditëlindjes së 23-të.

Në një fotografi të ëmbël të realizuar krah vajzës Storm, dy vjeçare, mogulja e bukurisë e ka quajtur atë ‘si dhuratën më të mirë’.

Storm u fotografua duke fryrë qirinjtë në tortën e së ëmës, ndërsa po merrte një përqafim të ngrohtë në qafë nga krijuesja e ‘Kylie Cosmetics’.

Përveç fotografisë si nënë e vajzë, ajo ndau edhe dy imazhe të reja e veshur me fustan sateni ngjyrë shampanje dhe në mes shkruhej ‘23’ me numra romakë.

Lexo po ashtu Khloe Kardashian uron Kylie Jenner për ditëlindjen e 23-të me disa imazhe nga fëmijëria

“23, faleminderit Zot për një vit tjetër. Për bekimet dhe mësimet. Jam këtu për të gjitha dhe faleminderit për juve”, ka shkruar ajo.

Kylie Jenner (Foto: Instagram)

Ndërkohë Kylien e uruan edhe familjarët përfshirë këtu,  Kim kardashian, Khloe Kardashian, Kourtney, Rob, Kendall dhe Kriss Jenner.

Të njëjtit përmes rrjeteve sociale publikuan imazhe të ndryshme nga fëmijëria e Kylie, duke kujtuar momentet e lumtura së bashku. /Telegrafi/

Kylie Jenner (Foto: Instagram)

 

Khloe Kardashian (Foto: Instagram)
Exit mobile version