Site icon Telegrafi

Kylie Jenner rikthehet me poza të reja, vetëm një muaj pasi u bë nënë

(Foto: Getty Images/Instagram)

Kylie Jenner është kthyer për ta bërë atë që di më mirë – të pozojë para fotoaparatit dhe menjëherë ka tërhequr vëmendje me pozat e reja.

Pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner në fillim të këtij muaji u bë nënë për të herë të parë duke sjellë në jetë foshnjën që e ka pagëzuar Stormi.

Nuk ka vonuar shumë dhe 20-vjeçarja është angazhuar për reklamimin e produkteve të linjës së saj ‘Kylie Cosmetics Weather Collection’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Kylie Jenner

Natyrisht se ajo nuk ka sjellë fotografi të trupit, por është fokusuar te fytyra e saj.

Meqenëse linja e saj përbëhet nga produkte kozmetike, Kylie është modelja më e mirë për t’i reklamuar ato.

Jenner shfaqet e rregulluar mirë me makijazh dhe duket bukur.

Ndërkohë që fotografitë kanë marrë nga mbi 3.3 milionë pëlqime. /Telegrafi/

Exit mobile version