Kylie Jenner ka qenë në një fstë ë Malibu për të festuar ditëlindjen e shoqes dhe asistentes së saj, Victoria Villarroel Gamero.
E shoqëruar nga shoqet e saja, bukuroshja ishte pjesëmarrëse në një festë të etiketuar si ‘wine safari’ në malet e Malibusë, ku kanë parë kafshë të ndryshme.
Në rrjetet sociale, Kylie i ka publikuar disa fotografi nga kjo festë, ku janë të pranishme edhe shoqet e saj.
Momenti interesant është puthja që i ka dhuruar 19-vjeçarja një gjirafe.
Theksojmë se Kylie di të jetë vazhdimisht në qendër të vëmendjes me fotografitë që i publikon, në të cilat fokusi kryesor janë linjat e saja trupore.
Por, kësaj radhe ka ardhur pakëz më ndryshe se zakonisht. /Telegrafi/