Telegrafi

Kylie Jenner publikon imazhin e parë me vajzën

Kylie Jenner (Foto: Getty Images)

Super ylli, Kylie Jenner vazhdon të jetë një ndër emrat më të përfolur dhe të komentuar në botën e showbizit.

Muaj më parë, Kylie u bë nënë për herë të parë, ndërsa ka qenë mjaft e komentuar nga fansat, kjo për shkak të moshës së saj të re.

Megjithëse për muaj me radhë nuk ishte ekspozuar aspak, së fundmi, Kylie vendosi që të shfaqet në një fotografi me të voglën e saj.

Ajo ka hedhur disa ‘selfie’ në rrjetin social Instagram, ku shfaqet pranë më të dashurës së saj nën ngjyrat bardhë e zi.

Komentet dhe pëlqimet nga ana e ndjekësve të saj kanë qenë të shumta.

Babai i Stormit, vajzës së Kyliet është Travis Scott, me të cilin modelja ishte në lidhje. /Telegrafi/

Kylie Jenner dhe Travis Scott (Foto: Getty Images)