Kylie Jenner vetëm pak ditë pasi solli në jetë fëmiun e parë, publikoi edhe imazhin e parë.
Bukuroshja pasi mirëpriti vajzë e vogël javën që lamë pas, ka vendosur që bashkë me reperin Travis Scott të publikojnë edhe një foto të saj.
Vajza e cila u pagëzua me emrin Stormi, është shfaqur për herë të parë në rrjetin social Instagram të modeles së njohur.
Ka pasur spekulime se vajza do të pagëzohej Posie, inspiruar nga prodkti i ri i bukurisë së saj, që u lansua në treg pas lindjes së vajzës.
⛈
— Kim Kardashian (@KimKardashian) February 6, 2018
“Posie” po ashtu mund të jetë shkurtesë për Mariposa, që do të thotë “flutur” në gjuhën spanjolle.
Ajo dhe Travis kanë bërë tatuazhe të përbashkëta vitin e kaluar, teksa Travis ka një hit të titulluar “Butterfly Effect”.
Stormi lindi më 1 shkurt dhe Kylie e konfirmoi lindjen me anë të një video montazhe, ku kërkoi falje për fshehjen e shtatzënisë. /Telegrafi/