Kylie Jenner duket se është bërë pak nostalgjike të premten, teksa ka postuar disa fotografi të pa publikuara më parë në Polaroid, ku shfaqet gjysmë lakuriqe.
Në njërin prej imazheve, 20-vjeçarja shfaqet duke mbuluar gjysmën e trupit me një çarçaf të bardhë.
“The life of Kylie” ka mjaft ndjekës në Instagram dhe ka postuar edhe tre fotografi të tjera nga vitet e kaluara.
Që kur TMZ raportoi për një shtatzëni të mundshme të saj më 22 shtator, Kylie është fotografuar vetëm nga gjoksi e sipër, apo dhe me veshje të gjera sportive.
“Kylie nuk del të flasë publikisht për shtatzëninë e saj derisa të lindë”.
“Ajo nuk po shfaqet në publik dhe thjesht do të bëjë gjashtë muaj pushim”, ka thënë një burim i familjes për People.
Bukuroshja është pjesë e klanit të famshëm Kardashian/Jenner që famën e kanë arritur përmes serialit të tyre real televiziv.
Ndërkaq, të gjitha motrat e famshme janë shumë të popullarizuara edhe në rrejtet sociale, ku jo rrallëherë postojnë imazhe provokuese. /TCH/Telegrafi/