Kylie Jenner po e kalon kohën e saj në izolim duke shpërndarë fotografi të vjetra.
22-vjeçarja mori rrjetin social, Instagram të martën për të postuar dy fotografi të vetes në bikini, ndërsa ishte ulur në një karrige në plazh.
“Duke uruar që kjo të isha unë tani”, ka qenë përshkrimi krahas fotografive.
Javën e kaluar, themeluesja e “Kylie Cosmetics” tha që shtatzënia e saj me vajzën Stormi Webster në vitin 2017 – në të cilën ajo mungonte nga vëmendja e rrjeteve sociale – e përgatiti atë më shumë se kurrë për t’u vetë-izoluar mes pandemisë coronavirus.
Në një postim të ndarë në InstaStory, Jenner njoftoi 166 milionë ndjekësit e saj se është në shtëpi në ditën e tetë duke qëndruar në ambiente të mbyllura.
“Jam në ditën e 8-të. Shtatzënia ime më përgatiti për këtë. Unë nuk u largova nga shtëpia me muaj”, ka thënë mogulja e bukurisë.
Që nga e marta në mbrëmje, numri i të infektuarve me COVID-19 tejkaloi 417,000 globalisht pasi numri i vdekjeve arriti në më shumë se 18,000, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti ‘Johns Hopkins’. /Telegrafi/