Telegrafi

Kylie Jenner provon filterin viral të ‘plakjes’, thotë se nuk i pëlqen vetja si e moshuar

Kylie Jenner dukej e shokuar teksa provoi një filtër plakjeje në rrjetet sociale të hënën.

Në një klip të shpërndarë në TikTok, personaliteti televiziv 25-vjeçare dukej shumë e shqetësuar dhe shprehu mosmiratim pasi pa se si do të dukej me rrudha në fytyrë.

Ylli i Kardashians dalëngadalë e pa veten me dhe pa filtrin krah për krah me njëra-tjetrën.

“Nuk më pëlqen”, tha ylli ndërsa buzëqeshi duke e parë veten si një zonjë e moshuar.

Sipërmarrësja – e cila u kritikua që ‘ tregoi pasurinë e saj ‘ pasi tregoi një çantë “Birkin” prej 300 mijë dollarësh në një postim të fshirë që atëherë, bëri një pauzë të gjatë dhe përsëriti: ‘Nuk më pëlqen fare’.

“Jo, jo”, tha tutje ajo ndërsa buzëqeshi dhe tundi kokën e pakënaqur.

Në video, themeluesja e “Kylie Cosmetics” u pa e veshur me një bluzë të zezë dhe sipër gjerdanë ari.

Kylie në pamje shihej pa grim duke treguar lëkurën e saj me shkëlqim dhe bukurinë natyrale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kylie Jenner

Shkëlqimi i saj ende shkëlqente me filtrin e plakjes që ajo përdori, por ajo ende dukej e pakënaqur ndërsa shikonte rrathët nën linjat e buzëqeshjes dhe flokët gri.

Më vonë, Jenner postoi një tjetër klip të saj duke u relaksuar dhe duke u bërë banja dielli në oborrin e shtëpisë së saj pranë pishinës nga një ditë më parë.

Ajo tregoi fizikun e saj të lakmueshme me bikini të gjelbra, teksa dukej në formë të mrekullueshme.