Si miliardere CEO e markës së saj të kozmetikës, ajo ka zhvilluar disa shije jashtëzakonisht të shtrenjta.
Kylie Jenner së fundmi e gëzoi veten me një dhuratë luksoze, një veturë të tipit Rolls-Royce Phantom, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Duke ndarë imazhet me 139 milionë ndjekësit e saj në Instagram, 21 vjeçarja zbuloi veturën e saj të re të argjendtë, duke shkruar në mbishkrimin e saj “shtëpia ime e re e sigurt”.
Kjo veturë kushton rreth 450 mijë dollarë, dhe tashmë është e preferuara e Kyliet.
Në tetor, Kylie e befasoi nënën e saj, Kris Jenner, me një Ferrari të kuq përpara ditëlindjes së 63-të.
Ndërkohë, të ardhurat e mira nga biznesi duket se ia mundësojnë asaj që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.
Kylie Jenner është një milionere vetë-shpallur, kompania e së cilës do të ketë vlerë një miliard dollarë deri në vitin 2022, sipas Women’s Wear Daily.
Ndërkohë, i dashuri i Kylie dhe babai i foshnjës së saj, Travis Scott, ka pasuri vlerë tetë milionë dollarë. /Telegrafi/