Kylie Jenner pretendon se nuk i editon më asnjë nga fotografitë e saj në Instagram – pavarësisht se e ka pranuar këtë në të kaluarën.
Gjatë episodit të së enjtes të “The Kardashians”, mogulja e grimit, 25 vjeçare, u ul me motrat Khloe dhe Kourtney Kardashian për të folur se si ato kanë ndikuar në standardet e bukurisë së sotme.
“Thjesht ndihem sikur kemi ndikim të madh dhe se çfarë po bëjmë me atë?”, Jenner pyeti motrat e saj më të mëdha.
“Thjesht shoh kaq shumë vajza në internet duke redaktuar plotësisht fotografitë e tyre”, vazhdoi ajo.
“Unë e kam kaluar atë fazë. Ndihem sikur jam në një vend më të mirë”, shtoi modelja.
Në një rrëfim, Jenner vuri në dukje se ndërsa është “normale të jesh ndonjëherë e pasigurt”, ajo dikur ishte super e sigurt – pavarësisht nga ajo që njerëzit mendonin për të.
“Gjithmonë e kam dashur veten. Ende e dua veten. Unë kam përdorur vetëm mbushës, nuk kam bërë botoks”, thekson mes tjerash Jenner.
Ndryshe nga themeluesja e “Kylie Cosmetics”, Khloe vuri në dukje se ajo i akumuloi pasiguritë nga shoqëria dhe komentet në internet. /Telegrafi/