Kylie Jenner doli ‘topless’ në një fotografi të re për “Khy” në Instagram. Ajo po tregonte se ka një lançim të radhës në linjën e saj të modës.
“Drop 005: DENIM, së shpejti në bashkëpunim me @natashazinkomagazin”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e saj duke iu referuar Natasha Zinkos.
Imazhi bardh e zi shfaqte personalitetin e medias me trupin e saj të kthyer majtas, pëllëmbët e shtypura rrafsh me kofshët e një palë xhinse të gjera të errëta të veshura mbi dy pantallona të tjera më të lehta, me krahë që mbulonin gjoksin e saj, duke lënë të dukshme një pjesë të gjirit, shkruan DailyMail.
Xhinset do të jenë pika e pestë e linjës së modës “Khy” dhe e dyta për vitin 2024.
“Khy” lançoi të parën në tetor 2023, duke filluar me një koleksion prej lëkure artificiale dhe shtresash. Linja ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme; këstet e para u shitën pothuajse menjëherë. /Telegrafi/