Site icon Telegrafi

Kylie Jenner pozon me vajzën e saj, Storm për revistën ‘Vogue’ të Çekosllovakisë

Dua Lipa (Foto: Getty Images/Guliver)

Kylie Jenner dhe vajza e saj, Storm, janë yjet e kopertinës së edicionit të 24-të të revistës ‘Vogue’ të Çekosllovakisë këtë muaj.

Si dy vjeçare, është një arritje e madhe për Storm të shfaqet në një revistë të tillë, teksa imazhet e tyre u realizuan në shtëpinë e Kylie 36.5 milionë dollarëshe në Holmby Hills, Los Angeles.

Vogue CS zbuloi paraqitjen e dyshes përmes një telefonate ‘Zoom’ me vëllezërit Morelli.

Kylie Jenner dhe vajza e saj, Storm pozojnë për Vogue (Foto: Vogue)

Kylie, 22-vjeçare, ka rrëmbyer vëmendje të madhe me paraqitjen e saj të thjeshtë, ndërsa ka zgjedhur një buzëkuq rozë dhe flokë të lëshuara për këtë kopertinë të revistës prestigjioze.

Ajo shfaqet tejet e lumtur pranë Storm duke ia mbajtur flokët me njërën dorë të saj.

Lexo po ashtu Khloe Kardashian publikon fotografi brenda avionit privat të Kylie Jenner

Kylie zbuloi përmes një postimi në Instagram se imazhi ishte realizuar me telefonin e saj duke shkruar, “kopertinë e re me zemrën time, e realizuar në shtëpi me telefonin time”.

Jenner kohëve të fundit ka qenë tejet e komentuar në faqet rozë, megjithëse sipas revistës ‘Forbes’ ajo gëzon ende vendin e parë në listën e tyre për “100 të famshmit më të paguar për vitin 2020”.

Ajo fitoi 590 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar falë gjigantit të bukurisë ‘Coty’ që bleu një 51 për qind të aksioneve të markës së saj ‘Kylie Cosmetics’ janarin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version