Mogulja e bukurisë dhe krijuesja e “Kylie Cosmetics”, Kylie Jenner, vetëm një ditë më parë festoi ditëlindjen e 23-të.
Bukuroshja, e cila sivjet u zgjodh sërish miliarderja më e re në botë, organizoi një festë të veçantë me miqtë dhe familjen e saj.
Ndërkohë, në ditën speciale ajo mori urime dhe dedikime të shumta nga të afërmit dhe miqtë.
Kylie në një nga postimet që ndau ditën e djeshme (e mërkurë) deklaroi se vajza Storm ‘ishtë dhurata më e mirë përgjatë këtyre viteve’.
E së fundmi, zeshkania ka pozuar tërësisht e zhveshur derisa ka ndarë një fotografi atraktive në Instagram.
Ajo shfaqet duke mbajtur gjoksin me duar dhe pamjen joshëse e ka kompletuar me një kapelë të zezë.
Imazhi në fjalë bëri bujë të madhe në rrjetet sociale gjersa komplimentet nuk munguan krahas këtij postimi.
Bukuroshja kohëve të fundit është duke u përfolur edhe për një ribashkim me ish-të dashurin Travis Scott. /Telegrafi/