Kylie Jenner nxiti imagjinatën teksa ndau një foto të saj duke pozuar e zhveshur nën dush në postimin më të fundit në Instagram të dielën në mbrëmje (12 shkurt).
25-vjeçarja, u zhvesh teksa bënte një dush në natyrë dhe e mbuloi pjesët intime me dy buqeta me lule.
Nëna e dy fëmijëve hodhi kokën mbrapa teksa qëndronte nën dush në foton të ndarë me miliona ndjekësit e saj.
Fotografi të tjera mahnitëse të përfshira në galeri, përfshinin njërën prej saj të veshur me një bluzë të zezë dhe dollakë ndërsa pozonte buzë detit.
Ylli i Kardashians kohët e fundit ka pushuar në ishujt Turks dhe Kaikos, ku ka të ngjarë të jetë realizuar fotografia në perëndimin e diellit.
Në imazhin tjetër, ajo kishte veshur një trupore e cila nxirrte në pah linjat e saj joshëse ku pozoi për një ‘selfie’ në pasqyrë.
Kylie ndau gjithashtu një pozë veshur me një bluzë me rripa teksa u kthye për të zbuluar veshjen të cilën e kishte shoqëruar me pantallona mëndafshi të kuq.
Fotoja u bë teksa po fluturonte në avionin e saj privat ‘Kylie Air’.
Pamjet vijnë pasi ylli televiziv festoi ditëlindjet e fëmijëve të saj, kur vajza Stormi mbushi pesë vjeç më 1 shkurt dhe Aire një ditë më pas.
Jenner ndan fëmijët e saj me reperin Sicko Mode, Travis Scott, 30 vjeç, nga i cili u nda në janar.
Në fillim të janarit u raportua se Kylie dhe Travis vendosën të ndaheshin për herë të dytë pasi dy yjet rindeznin romancën e tyre në vitin 2020. /Telegrafi/