Telegrafi

Kylie Jenner me poza provokuese, vishet vetëm me të brendshme

Kylie Jenner Foto: Instagram/kyliejenner

Kylie Jenner këto ditë ka qenë duke shijuar pushimet e saj në vende mjaft luksoze.

Bukuroshja brune këto udhëtime i ka marrë, pasi për shkak të pandemisë coronavirus është ndier e mërzitur.

Ndërkohë, puna e saj nuk ka të ndalur, pasi tashmë ka filluar të reklamojë edhe biznesin e së motrës, Kim Kardashian.

Në rrjetin social Instagram, Kylie është parë me poza provokuese, derisa ishte e veshur vetëm me të brendshme.

Të tilla veshje të saj janë nga ‘Skims’, biznesi njohur i Kim, që në fokus ka lansimin e të brendshmeve dhe materialeve të ndryshme.

Postimi i saj padyshim që mori me mijëra komente, që përshkruanin se sa tërheqëse dukej. /Telegrafi/