Telegrafi

Kylie Jenner me poza atraktive para veturës së tipit Mercedes

Kylie Jenner (Foto: Instagram/kyliejenner)

Kylie Jenner është njëra nga personalet e ‘shoëbiz-it’ ndërkombëtar që përflitet mjaft shumë në rrjet.

Bukuroshja brune përkundër kësaj, nuk i ndalë postimet, duke risjellë edhe fotografi të realizuar muaj më parë, shkruan Daily Mail.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Kylie ka shpërndarë disa imazhe në të cilat shihet me plot stil.

Ajo në pjesën e sipërme mbante një bluzë të zezë, kurse për pantallonat e gjëra kishte vendosur ngjyrën e zezë.

E njohur për dashurinë që ka për veturat, kësaj radhe ajo kishte pozuar para Mercedes G-wagon me ngjyrë ‘nude’.

Pozat e marra para kamerës kanë rezultuar mjaft atraktive, ndërsa edhe fansat shpërthyen me pëlqime e komente.

Pandemia coronavirus e kishte gjetur atë të izoluar me vajzën dhe ish-të dashurin, kurse tani pushimet për të nuk kanë të ndalur. /Telegrafi/