Telegrafi

Kylie Jenner nuk përdor më Snapchat, rrjeti social humb 1.3 miliard dollarë

Kylie Jenner ka pohuar se më ka hequr dorë nga shfrytëzimi i rrjetit social SnapChat.

Kjo ka bërë që kompania amerikane të pësoj rënie prej 1.3 miliard dollarë nga vlera e aksioneve në bursat botërore.

Këtë e ka bërë të ditur ylli i televizioneve përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Twitter.

“A ka ndonjë njeri tjetër që nuk e përdor më Snapchat? Apo jam vetëm unë… kjo është e trishtueshme”, ka shkruar bukuroshja 20-vjeçare.

Kjo ka bërë që të bien aksionet e rrjetit social, i cili ka pasur shumë ndryshime kohët e fundit.

Raportohet se deri më tani mbi një milion njerëz kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar që Snap të rikthejë ndryshimin.

Snapchat po përballet me konkurrencë të fortë nga Instagram në Facebook, veçanërisht nga përdoruesit e famshëm. /Telegrafi/