Site icon Telegrafi

Kylie Jenner në pritje të një vajze

Kylie Jenner ka mësuar gjininë e fëmiut të saj të parë dhe duket se është vajzë. Ajo ka folur hapur për shtatzëninë e saj.

Për mediat amerikane ajo ka konfirmuar gjininë, duke konfirmuar se është vajzë. Me këtë rast ajo u shpreh edhe e ngazëllyer.

Ajo ka kohë që është në lidhje me Travis Scott, me të cilin është në pritje të fëmiut të parë. Shtatzënia e saj vjen pak kohë pasi hyri në lidhje me të.

https://www.youtube.com/watch?v=jtuo5KHXngk

Kylie Jenner ishte prej vitesh në lidhje me Tygan, dhe kishte telashe duke mos arritur të përshtatet me të. Ndarjet dhe pajtimet e shpeshta rezultuan me një ndarje përfundimtare.

Tyga u pyet kohë më parë për këtë, duke mos treguar ndonjë ndjesi. Sipas tij, Kylie ishte shumë e papjekur për të vazhduar lidhjen me të.

Kritika për Kylien ka pasur edhe nga babai i saj, i cili e cilësoi si shumë të re për t’u bërë nënë. Megjithatë, ai ka pranuar vullnetin e saj duke e respektuar atë.

Kylie Jennfer konsiderohet prej femrave më seksi në botë. Mbetet të shihet si ajo do t’ia arrijë të mbajë linjat trupore. /Telegrafi/

Exit mobile version