Telegrafi

Kylie Jenner ndryshon tërësish pamjen, tërheq vëmendje në pozat e reja

Kylie Jenner (Foto: Instagram/kyliejenner)

Në pothuajse mbarë botën, për atë që diskutohet më së shumti është padyshim Kylie Jenner.

Ajo që në moshë të re ka hyrë në histori si një biznesmenë e suksesshme, ndërsa ndan edhe informacione të tjera me ndjekësit e saj, shkruan Daily Mail.

Sa i përket paraqitjeve të saj, Kylie njihet për eksperimentet e shumta me dukjen dhe veshjet, shumat e të cilave arrijnë shifra të mëdha.

Në një postim në rrjetin social Instagram, 22-vjeçarja ka vendosur që të ndryshoj totalisht, teksa mezi vërehet së është ajo.

Duke u munduar që të përdorë minimalisht makijazh, bukuroshja ka ndryshuar ngjyrën e syve në blu, ndërsa flokët i ka bërë brune.

Imazhe të tilla vijnë pasi motra e saj, Kim Kardashian është shfaqur me flokë ngjyrë kuqë.

Ndonëse po shijon shpenzimet e saj në gjësende luksoze, revista Forbes më parë ka akuzuar Jenner se ka gënjyer rreth të ardhurave të saj, gjë që shkaktoi aludime se ajo nuk është me të vërtetë miliardere. /Telegrafi/