Telegrafi

Kylie Jenner ndryshe nga herë të tjera, vjen me flok të kuqe

Kylie Jenner vendosi të bëj ndryshime në kohën e festave!

Jenner, e cila kohëve të fundit kishte provuar flokët kafe dhe bionde – debutoi për një ndryshim të zjarrtë të flokëve të kuqe në një seri fotografish të zjarrta dje (e hënë).

Flokët e kuq të yllit shkojnë deri poshtë belit me rrënjë në ngjyrë të errët, të realizuara nga parukieri Jesus Guerro, i cili shkroi në Instagram, “Duket sikur do të jetë një Krishtlindje e nxehtë”, teksa Kylie në fotografitë e postuara pyeti fansat “Si duhet ta emërojmë atë?”, drejtuar vetes me ndryshimin e ri.

@kyliejenner

❤️

♬ original sound – cocojones

Kylie ka filluar edhe dekorimin e shtëpisë për festat e fundvitit, ajo njihet si një fanse e festave.

Lexo po ashtu Brenda shtëpisë së Kylie Jenner për festat e fundvitit

Ndryshe, koleksioni i saj i grimit dedikuar festave të fundvitit, kishte një sukses të jashtzakonshëm. /Telegrafi/