Pa dyshim që ndër personazhet që inspiron një numër të madh të personave për stilin e jetesës është Kylie Jenner.
Por, jo gjithherë ndodhë e njëjta gjë, pasi kohët e fundit shumë komentuar kanë akuzuar atë, shkruan Daily Mail.
Kjo vjen pasi në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, bukuroshja është shfaqur tërheqëse, ndërsa aludohet se ka bërë një përshkrim që i përket personave me ngjyrë.
Ndonëse ajo kishte shkruar ‘vajza me sy kafe’, por fansat spekulojnë se ajo kishte tentuar të ‘përvetësojë kulturën’ e personave me ngjyrë.
Në shumë imazhe të ndara në rrjete sociale shihet përshkrimi, ‘vajza me ngjyrë’, të cilën Kylie tashmë e ka mohuar.
“Këtu është versioni i pavërtetë që ju të gjithë i besuar”, ka shkruar Kylie në mbishkrimin e imazheve.
Pas kësaj, nuk kanë munguar as komentet që e mbështesnin, përshirë edhe ata që thonin se ajo e ka edituar shkrimin. /Telegrafi/