Telegrafi

Kylie Jenner modelon bikini shumë zbuluese, ndërsa fansat sugjerojnë të bëjë OnlyFans

Kylie Jenner ndau fotografi të reja në Instagram ku kishte veshur rroba banje ndërsa ishte në plazh.

Diva 26-vjeçare ishte me bikini të pakta, teksa promovonte koleksionin e saj veror nga linja e saj e veshjeve “KHY”.

Kostumi kishte një nuancë të kuqe të lehtë, pasi pjesa e sipërme kishte një dizajn të hollë trekëndëshi që kryqëzohej përpara, shkruan DailyMail.

Disa ndjekës menduan se dy pjesët ishin shumë të vogla për pasuritë e saj bujare. Njëra ndau: “Pse ajo ka veshur sytjena tre madhësi më të vogël?”

Një tjetër fans sugjeroi të pozonte për një faqe me pagesë: “Duhet të merrni OnlyFans, do të bënit një pasuri me këtë përmbajtje”. /Telegrafi/