Telegrafi

Kylie Jenner: Meshkujt nuk po mund ta përballojnë mënyrën e jetesës së Kardashianëve

HOLLYWOOD, CA - AUGUST 17: Khloe Kardasian, Kylie Jenner, Kris Kardashian, Kourtney Kardashian, Kim Kardashian, and Kendall Jenner attend the Kardashian Kollection Launch Party at The Colony on August 17, 2011 in Hollywood, California. (Photo by Jason Merritt/Getty Images)

Kylie Jenner mbetet një ndër femrat më të përfolura të familjes së Kardashianëve.

Ajo ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën e mirënjohur GQ, ku ka folur rreth marrëdhënies me partnerin e jetës Travis Scott.

Por veç kësaj Kylie është pyetur nëse motrat Kardashian-Jenner i shkatërrojnë burrat e jetës së tyre dhe përse ndodh ky fakt.

Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Kendall Jenner, Kylie Jenner and Kourtney Kardashian (Getty Images)

Bukuroshja ka pohuar se meshkujt që i rrethojnë, por edhe shoqëria nuk e përballojnë mënyrën e jetesës që bëjnë motrat Kardashian.

“Ata vijnë dhe nuk e përballojnë dot stilin tonë të jetesës. Unë e di që këto histori nuk do të kenë asnjë rëndësi kështu që s’kanë pse të na ndikojnë në asnjë mënyrë. Nuk është çështja vetëm tek meshkujt, ka të bëjë me shokët, me njërëz të ndryshëm që vijnë në jetën tonë dhe nuk munden ta përballojnë. Ka shumë njerëz që na duan, por ka dhe shumë të tjerë të cilët nuk na pëlqejnë”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Kyie Jenner si njëzetvjeçare ka pasuri prej 900 milionë dollarësh

Ndryshe, revista e biznesit Forbes tha se ylli i medias sociale është në rrugë të mbarë për t’u bërë “miliarderja më e re në botë”.

Ish-yll i shout televiziv “Keeping Up with the Kardashians”, Kylie Jenner ka pasuri prej 900 milionë dollarëve (770 milionë euro) në moshën 20 vjeçare. /Telegrafi/