Kylie Jenner aktualisht është në pushime në një vend tropikal, sepse kjo është ajo që mund të bëjë një bilionere e re si ajo.
Dhe me këtë rast mogulja e bukurisë filloi të shpërndajë postime të ndryshme në rrjetet sociale.
Duke qenë se ndiqet nga hiç më pak se 164 milionë ndjekës në Instagram, ajo nuk heziton që në imazhet e saj t’i ekspozojë linjat e bujshme trupore.
E njëjta së fundmi ka publikuar disa imazhe në bikini, në të cilat i lë shumë pak vend imagjinatës me figurën trupore.
E veshur me një palë bikini ngjyrë kafe, Kylie duket në top formë duke vënë në pah gjoksin më shumë se ç’duhet.
“Çfarë është paraparë të bëhet me mua, do bëhet”, ka shkruar në njërin prej postimeve Jenner.
Kylie po ashtu është raportuar se u bashkua me ish-partnerin e saj, Travis Scott, me të cilin ka një vajzë të quajtur, Storm.
Ata u ndanë vitin që lamë pas dhe raportohet se së fundmi janë ribashkuar pasi Kylie publikoi disa fotografi pranë tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/