Pothuajse çdo postim i saj merr vëmendje mediatike, përfshirë ato nga jeta personale e profesionale.
Bëhet fjalë për Kylie Jenner, e cila në masë të madhe publikon imazhe, ku shpesh në fokus vë linjat e formësuara trupore, shkruan Daily Mail.
23-vjeçarja në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ka mahnitur me paraqitjen vetëm në të brendshme.
Ajo është parë e veshur me sytjena të zeza, çka bënin t’i theksohej gjoksi i bujshëm, që i komentohet nga fansat.
Në pah është vënë edhe ndryshimi i flokëve, të cila ajo ka vendosur t’i bëjë të kuqe, duke i lënë të lira mbi supe.
Me anë të këtyre imazheve, Kylie është parë duke përdorur edhe produktet e bukurisë nga ‘Kylie Skin’. /Telegrafi/