Kylie Jenner, 27 vjeçe, u shfaq elegante dhe plot stil të shtunën në Calabasas, Kaliforni.
Themeluesja e “Kylie Cosmetics” u pa me një pallto të shkurtë bezhë ‘Miu Miu’, të kombinuar me një minifund lëkure të zezë dhe çizme deri tek gjuri.
Aksesorët e saj përfshinin syze të zeza këndore dhe një çantë të markës ‘Miu Miu’, ndërsa për të kompletuar pamjen, Kylie mbante një çantë të zbukuruar me një arush rozë.
Nëna e dy fëmijëve ndau momente të dukjes së saj në Instagram, përfshirë një klip ku aplikonte shkëlqim buzësh.
Postimi i saj u shoqërua nga një tjetër fotosesion për markën e saj të veshjeve ‘Khy’, ku pozoi me Amelia Gray Hamlin, 23 vjeç.
Të dyja shkëlqyen në fustane të zbukuruar për fushatën e re të koleksionit të limituar, që pritet të lançohet më 20 nëntor. /Telegrafi/