Kylie Jenner tregoi fizikun e mahnitshëm teksa po dilte për një darkë luksoze të shtunën në Paris.
Ylli i “The Kardashians”, 25-vjeçe, shkëlqeu me një fustan të shkurtër të bardhë të shoqëruar me një kapelë të ngjashme.
Ajo e kompletoi dukjen me një palë taka të zeza si dhe një çantë të vogël të bardhë.
Kylie zgjodhi një grim të lehtë që ia theksonte tiparet e saj natyrale, të kombinuara me një buzëkuq nudo.
Të premten mbrëma, Kylie iu bashkua një grupi miqsh që ndiqnin shfaqjen e jashtëzakonshme të Beyonce në Stade de France në Saint-Denis, afër Parisit.
Në koncertin e yllit të muzikës pop fansat mbetën të mërzitur pasi në një moment ajo ftoi në skenë vajzën e saj, Blue Ivy.
Vajza e saj iu bashkua asaj në skenë për një performancë të “My Poëer”, e cila shfaqet në versionin live të vitit 2019 të The Lion King.
Blue dëshmoi se po ndjek hapat e të ëmës me lëvizjet e kërcimit të ngjashme. /Telegrafi/