Telegrafi

Kylie Jenner mahnit me një fustan të zi, gjatë pushimeve ekstravagante me dy fëmijët e saj

Kylie Jenner ndau me fansat e saj disa nga momentet që po kalonte në Itali.

Bukuroshja 26-vjeçare, modeloi një fustan të zi elegant nga lansimi i fundit të markës së saj “Khy”.

Ajo pozoi para një dritareje të hapur, duke treguar fustanellën pa kurriz.

Ky fustan theksoi linjat perfekte të bukuroshes, ndërsa flirtonte me kamerën.

Në një mbishkrim për afro 400 milionë ndjekësit e saj, ajo shkroi: “Kur je në Itali”.

Ajo po ashtu postoi imazhe me djalin e saj dyvjeçar Aire, ndërsa ata shijonin një shëtitje me varkë.

Ajo ishte e veshur me një këmishë të bardhë me mëngë të shkurta dhe xhinse. /Telegrafi/