Ditë më parë, ajo bëri të ditur se ka hequr dorë nga zgjatjet e flokëve.
Por, tre ditë më vonë, Kylie Jenner u shfaq sërish me flokë të gjata, teksa nuk po mund të largohet nga to, shkruan Daily Mail.
Pozat e ndara në rrjetin social Instagram ajo i kishte realizuar në avionin privat, vlera e të cilit arrin 72.8 milionë dollarë.
23-vjeçarja përmes lëvizjeve para kamerës bëri që t’i theksohej barku i sheshtë, i fituar përmes stërvitjeve të shumta.
Edhe për këtë paraqitje Kylie nuk kishte lënë anash aksesorët, të cilët gjithmonë zënë vend tek bukuroshja.
Nëna e një fëmije ka treguar vazhdimisht rutinën e saj të stërvitjes nga palestra private në shtëpinë e saj në Holmby Hills me 36.5 milion dollarë. /Telegrafi/