Shpenzimet e saj në jetën e përditshme kanë qenë mjaft të komentuara, sidomos kur ajo shpenzoi 1.180 dollarë në një çantë për vajzën e saj.
Por, Kylie nuk e ka lënë me kaq, pasi tani ajo posedon edhe një avion privat, vlera e të cilës është shumë e madhe, shkruan Daily Mail.
22-vjeçarja përmes një postimi në rrjetin social Instagram është shfaqur së bashku me nënën e saj Kris Jenner, ndërsa pozonin nga avioni luksoz.
Bukuroshja brune është parë me një veshje rozë, ndërsa dukjes i ka bashkangjitur një makijazh dhe flokë të lidhura mbrapa kokës.
Nëna e një vajze, gjithashtu e njohur për aksesorë, kësaj radhe mbante një qafore prej ari.
Përpos saj, edhe Kris është parë me një veshje mjaft elegante, ku që të dyja morën komente pozitive në rrjete sociale. /Telegrafi/