Kylie Jenner njihet në përgjithësi për kujdesin e madh që ka ndaj vetes.
Pothuajse është e pamundur që në profilin e saj në Instagram të gjendet ndonjë imazh ku ajo nuk shihet e rregulluar, shkruan Mirror.
Por, bukuroshja tashmë ka zgjedhur që të ndajë disa imazhe, ku shihet pjesërisht natyrale.
Ajo është e fiksuar pas ‘extention’ të flokëve, kurse në fotografitë e fundit ajo vendosi të paraqitet me ato natyrale.
23-vjeçarja së fundmi i ka lyer ato të kuqe, çka po e bën të duket edhe më tërheqëse se më parë.
Pak makijazh nuk ka munguar as kësaj radhe në fytyrën e saj, duke përdorur produktet e saj të bukurisë. /Telegrafi/