Të mbash ritmin me ngjyrën e flokëve të Kylie Jenner është një punë që kërkon kohën tuaj të plotë.
Motrat marrin frymëzim nga kudo, por kryesisht më shumë inspirohen nga njëra-tjetra. Kjo është arsyeja pse, kur Kim i leu flokët e kuqe, Kylie e bëri zgjedhjen e njëjtë gjithashtu.
Në dhjetor, Kylie ndau me fansat flokët e saj në ngjyrë të kuqe dhe ashtu siç menduam shumica, kjo ngjyrë nuk zgjati për shumë kohë.
Dje (e enjte), parukieri i Kylie, Glen Coco ndau një video të Kylie me ngjyrën e re me mbishkrimin, “Rikthim te e zeza”.
Jo vetëm që Kylie i është rikthyer ngjyrës së saj, por Glen gjithashtu shtoi disa zgjatime të flokëve që duken fantastike. /Telegrafi/