Beyonce kishte imazhin me më shumti pëlqime të marra në rrjetin social të Instagramit.
Por, epitetin e “mbretëreshës” së një fotografie me më së shumti “Like” tani e mban Kylie Jenner.
Kjo e fundit ditë më parë solli në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Stormy. Fotografinë e të sapolindurës e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Në fakt, aty shihet vetëm një dorë të një foshnje dhe ky imazh ka marrë më shumë se 15 milionë pëlqime si dhe rreth 670 mijë komente.
Theksojmë se një foto me më së shumti pëlqime i takonte Beyonces, e cila përmes imazhit kishte njoftuar fansat për shtatzëninë ndërsa kishte marrë 11.2 milionë pëlqime.
Përndryshe, Kylie u kërkoj falje fansave sepse i mbajti në ankth rreth shtatzënisë meqenëse nuk publikonte imazhe.
“Unë zgjodha të mos e ekspozoja shtatzëninë para botës pasi që kisha nevojë të përgatitesha për këtë rol në jetën time në mënyrën më pozitive të mundshme, pa stres”, theksoi ajo.
Në fund, Jenner shtoi se amësia është një përvojë e bukur dhe fuqizuese për të gjithë nënat. /Telegrafi/