Kylie Jenner kohëve të fundit ka qenë e zënë duke u marrë me produktet e bukurisë nga biznesi I saj.
Por, kjo nuk e ka ndaluar atë të mos jetë aktive edhe në realizimin e fotosesioneve, ku shfaqet tërheqëse, shkruan Daily Mail.
23-vjeçarja në disa postime në rrjetin social Instagram ka ndarë disa imazhe, ku shihet duke praktikuar rutinën e mëngjesit.
Edhe në orët e hershme të ditës, Kylie mban rroba me të cilat thekson tiparet e mrekullueshme trupore.
Duke mbajtur një brushë dhëmbësh në duar, bukuroshja brune merrte poza atraktive para pasqyrës.
Tutje gjatë ditës, ajo jo vetëm që ndërroi rrobat, por edhe solli imazhe edhe më provokuese në rrjete sociale. /Telegrafi/