Ajo po vazhdon të ketë sukses me biznesin e saj, ani pse është duke e rritur vajzën tre vjeçare.
Dhe Kylie Jenner sërish, përkundër angazhimeve, nuk i kursen pozat atraktive në rrjete sociale, shkruan Daily Mail.
23-vjeçarja në një postim në Instagram ka lënë gojëhapur me miliona ndjekës, teksa kishte theksuar tiparet e bujshme trupore.
Bukuroshja la pak vend për imagjinatë, pasi prerja e veshjes që mbante, i vinte në pah më shumë pjesë të trupit.
Flokët i kishte të parregulluara, kurse edhe makijazh nuk kishte vendosur, ndërsa pozonte nga gardëroba e saj.
Duket se Jenner ka qenë vetëm duke provuar fustanin, ndërsa më pas hodhi fotografinë për fansat.
Theksojmë se ajo së bashku me pjesëtarët e familjes Kardashian-Jenner, kanë qenë duke shijuar pushimet në vende të ndryshme. /Telegrafi/