Kylie Jenner nuk i shpëtoi dot fansave të martën pas publikimit të një fotografie në bikini, në të cilën ‘dështoi paksa me përdorimin e fotoshopit’.
22-vjeçarja e fshiu imazhin pas 20 minutash, por duket se kritikët e internetit e kishin kapur tashmë këtë moment.
Kylie postoi një sërë imazhesh në rezidencën e saj të re Holmby Hills, gjersa mori kritika të shumta nga ndjekësit, përfshirë edhe ndryshimet e reja krahas fotos.
“Kylie është një mjeshtër në Facetune dhe photoshop”, ka shkruar një ndjekës i saj. “Unë po përpiqem të shoh çfarë ka rregulluar”, shkroi një tjetër.
Ylli televiziv ka qenë tejet aktive në rrjetet sociale gjatë periudhës së vetë-izolimit për shkak të pandemisë së COVID-19.
Megjithëse është zhvendosur mes pronave përrallore në javët e fundit, ajo është përballur me kritika nga më të ndryshmet.
Ndërkohë, Kylie ka harxhuar 36.5 milionë dollarë për një rezidencë masive prej 19.250 metrash katrorë në lagjen e sipërme të Holmby Hills në anën perëndimore të Los Angeles, në të cilën aktualisht po e shijon këtë kohe karantine. /Telegrafi/