Telegrafi

Kylie Jenner josh me format trupore përmes fustanit portokalli

Kylie Jenner (Foto: DailyMail)

Kylie Jenner duket se gjatë ditës së djeshme (e hënë) ka vendosur që të shëtis në rrugët e Beverly Hills.

Bukuroshja brune sikurse edhe çdo herë tjetër është përkujdesur për secilin detaj të mundshëm, shkruan Daily Mail.

23-vjeçarja është parë me një fustan të ngushtë me ngjyrë portokalli, i cili ia theksonte format bombastike.

Për aksesorë ajo ka vendosur të përdorë disa qafore dhe unaza, ndërsa në dorë mbante një çantë të vogël.

Kësaj radhe ajo kishte me dalë me njërën prej veturave të saj luksoze, e tipit Mercedes G-Wagon.

Vlen të përmendet se kohëve të fundit është aluduar edhe për ribashkimin e saj dhe Travis Scott, pasi Kylie kishte publikuar disa imazhe me të. /Telegrafi/