Telegrafi

Kylie Jenner: Jam viktimë e përqeshjeve që nga mosha nëntëvjeçare

Kylie Jenner (Foto: Getty Images)

Kylie Jenner i ka rrëfyer për fëmijërinë e saj dhe problemet që i ka pasur, duke qenë se që e vogël është përfshirë në një serial real televiziv të njërës prej familjeve më të popullarizuara në botë.

21-vjeçarja e ka publikuar një video në Snapchat, në të cilën ka thënë se e gjithë bota e ka përqeshur që nga mosha nëntëvjeçare.

“Gjysma e juaj mendojnë se jam e çuditshme. Gjysma tjetër mendojnë se jam argëtuese. Mirëpo, unë jam viktimë e keqtrajtimit që nga mosha nëntëvjeçare. Nganjëherë kam ndjenjën se e gjithë bota më përqesh”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Lajmet për Kylie Jenner

Në video janë përfshirë edhe disa fragmente nga “Keeping Up with the Kardashians” që janë hequr në montazh, e në të cilat shihet Kylie duke qarë.

“Mendoj se e kam përballuar të gjithën në mënyrë të përsosur. Keqtrajtuesit janë ngado. Prandaj dua t’u tregoj të gjithëve që përqeshen nga dikush se ka rëndësi vetëm mendimi i juaj dhe mos e ndryshoni asnjëherë”.

“Kjo është për të gjithë ata që keqtrajtohen nga dikush, në mënyrë që ta dini se nuk jeni vet”, ka shtuar Jenner.

Në të kaluarën, Kylie ka folur për përqeshjen verbale që e ka përjetuar si tinejxhere dhe pikërisht kjo gjë e kishte frymëzuar që ta krijonte koleksionin e saj të makijazhit, nga i cili ka fituar miliona. /Telegrafi/