Site icon Telegrafi

Kylie Jenner iu bën thirrje fansave: Është shumë e rëndësishme që të vetë-izolohemi tani

Kylie Jenner (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Modelja me famë botërore, Kylie Jenner, nuk është e qetë pas përhapjes së coronavirusit në mbarë globin.

Ajo ndau së fundmi me 166 milionë ndjekësit e saj në Instagram, shumë prej të cilëve janë të rinj një postim që të mos mendojnë se janë në rrezik për përhapjen e virusit që ka marrë jetën e 100 amerikanëve deri më tani.

Kylie Jenner, 22 vjeçe, u bëri thirrje fansave të saj të ‘karantinohen’ duke shtuar se të gjithë duhet të grumbullohemi për të mos ‘rrezikuar’ veten ose të tjerët, shkruan DailyMail.

Sipërmarrësja e produkteve të kozmetikës, e cila ka fitime neto prej një miliardë dollarësh e ndau postimin e saj në një sfond të kuq dhe portokalli duke shtuar një zemër të bardhë.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

“Shpresoj që të gjithë të ndjehen mirë!”, filloi shkrimin Kylie.

“Është kaq e rëndësishme tani për t’u futur në karantinë për të siguruar që nuk po rrezikojmë veten ose askënd që nuk mund të afektohet me këtë virus”, vazhdoi ajo

Kylie Jenner (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Kylie ka njerëz që janë shumë të rrezikuar në familjen e saj. Gjyshja e saj është 85 vjeçe dhe nëna e saj, Kris është 64 vjeçe.

Ylli duket se po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj Hidden Hills, Kaliforni, me fëmijën e saj Stormy dhe të dashurin e saj, Travis Scott.

Ajo nuk është parë në ndonjë dalje publike prej më shumë se një jave dhe postimet e saj në rrjetet sociale janë rralluar. /Telegrafi/

Kylie Jenner, Travis Scott dhe vajza e tyre, Stormy (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version