Kylie Jenner duket se po bëhet paksa politike.
Mogulja e bukurisë, 23 vjeçare ndau disa fotografi me bikini të hënën në Instagram, por edhe inkurajoi ndjekësit të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Në foto, Jenner pozon provokuese teksa shfaqet me bikini shumëngjyrëshe. Dukjen e kompletoi me byzylykë ari rreth qafës, dorës e po edhe edhe me një unazë.
“Por a jeni regjistruar për të votuar?”, ka shkruar ajo në mbishkrim. “Klikoni në linku-n në biografinë time .. le të bëjmë një plan për të votuar së bashku”.
Ylli televiziv ndau më shumë informacione në një postim në InstaStory.
“Le të bëjmë një plan për të votuar së bashku”, përsëriti ajo para se të ofronte udhëzime hap pas hapi për votimin, të cilat pasi të mbushen, fletët e votimit mund të kthehen me postë ose personalisht.
Një një tjetër anë shpjegoi se “të gjithë votuesit e regjistruar në Kaliforni do të postohen me një fletë votimi jo më vonë se 29 ditë para ditës së zgjedhjeve”. “Ne të gjithë duhet t’i bëjmë zërat të dëgjohen këtë nëntor. Tani, më shumë se kurrë, kemi nevojë për ndryshim”, shkroi Jenner. “Ne kemi fuqinë për të bërë një ndryshim. Por duhet të votojmë”.
Ajo vazhdoi: “Vetëm disa minuta nga jeta jonë, për t’u regjistruar, për të mbushur fletën e votimit, për ta hedhur atë në një kuti postare … kjo është gjithçka që duhet. VOTO”.
Jenner ende nuk e ka mbështetur publikisht një kandidat, por kunati i saj, Kanye West, është ndër kandidatët e këtij viti për president.
Reperi ishte një hyrje e vonuar në garë dhe nuk do të shfaqet në fletëvotimet në të 50 shtetet, por ka arritur të sigurojë vendin e tij në një numër shtetesh. /Telegrafi/