Besuam se e pamë fytyrën pa grim të Kylie Jenner-it. Por është kjo fytyra e saj e vërtetë krejtësisht, krejtësisht pa grim.
19-vjeçarja ka treguar qukat e saj, pasi i ka mbuluar ato për vite me radhë. Kur ishte më e vogël, Kylie shfaqej me fytyrën e saj natyrale por që kur nisi ndryshimin drastik në pamje, qukat e saj u zhdukën. Së fundmi, ka vendosur t’i shfaqë ato në rrjetet sociale.
Përherë e kuruar me grim të plotë- fondatinë, konturim, ton sysh dhe buzëkuq- Kylie është marketingu më i mirë për linjën e saj të produkteve kozmetike.
Megjithatë kjo selfie pa korrektim tregon se qukat nuk janë të bukura sepse janë trend, por sepse janë natyrale.
Por, kjo është Kylie Jenner e vërtetë, ose të paktën dukja e saj pa të gjitha ‘dekoret’, që e bëjnë gjithmonë të duket bukur.