Ajo tashmë është bërë ndër personazhet më të ndjekura në rrjetin social Instagram.
Andaj, Kylie Jenner në mënyrë të vazhdueshme po mban të azhurnuar 200 milionë ndjekësit, të cilët e përkrahin vazhdimisht.
Në disa imazhe të fundit, Kylie është shfaqur e mrekullueshme ndërsa në fokus ka vënë linjat trupore.
Bukuroshja brune kësaj radhe ka zgjedhur ngjyrën e gjelbër për veshjen, teksa edhe prapaskena kishte të njëjtat nuanca.
Flokët e lepitura i kishte kapur mbapa kokës, stil ky që i theksonte më shumë tiparet e fytyrës.
“A mund të hamendësoni kopertinën e koleksionit të festave”, ka shkruar në përshkrim, duke bërë të ditur se do të lansojë linjën e re të produkteve të bukurisë.
Në faqet rozë Kylie është bërë e përfolur edhe për shkak të grindjes që pati me motrën e saj, Kendall. /Telegrafi/