Bukuroshja Kylie Jenner tash e sa kohë ka qëndruar e izoluar në shtëpinë e saj luksoze në vlerë 36.5 milionë dollarë, bashkë me vajzën, Stormi.
Modelja në episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, tregoi se u ndje e tmerruar kur mori vesh se një fqinj i saj ishte i infektuar me COVID-19.
22-vjeçarja nuk e identifikoi personin, mirëpo shprehu frikën e saj për faktin që dikush shumë pranë saj ishte i infektuar me virusin më të diskutuar të momentit në botë.
“Kjo është thjesht e frikshme, kur dikush kaq afër shtëpisë doli pozitiv”, u shpreh ajo me një ton të zymtë.
Përndryshe, familja Kardashian-Jenner kanë bërë të ditur se në episodin e ardhshëm do të flasin për krizën shëndetësore dhe qëndrimin mbyllur në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/